Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një turmë myslimanësh e rrahin dhe ia djegin shtëpinë një të krishteri në Pakistan

Pakistan

Ilustrim

Qindra myslimanë në Pakistan janë mbledhur pas pretendimeve se një i krishterë kishte përdhosur fletët e librit të shenjtë të islamit. Ata ia kanë djegur shtëpinë dhe e kanë rrahur para se policët ta shpëtonin burrin dhe babanë e tij.

Policia ka thënë se reagoi shpejtë dhe ua shpëtoi jetën të dyve, raportoi AP, ndërsa ka shtuar se po heton pretendimet ndaj burrit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në gusht të vitit të kaluar kishte ndodhur një prej sulmeve më të rënda mbi të krishterët në Pakistan, kur turma të inatosura dogjën kisha dhe sulmuan dhjetëra njerëz. Banorët myslimanë patën pretenduar se kishin parë një të krishterë dhe miqtë e tij që shqyenin fletët e Kuranit.

Në vitin 2009, gjashtë të krishterë u vranë dhe rreth 60 shtëpi u dogjën pas pretendimeve se kishin fyer islamin.