Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një turist vdiq, 23 të tjerë shpëtohen nga ashensori i prishur i minierës në Kolorado

miniera

12 turistë të bllokuar për orë të tëra në një minierë ari në Kolorado janë shpëtuar, por një vizitor ka vdekur.

Grupi po vizitonte minierën “Mollie Kathleen”, një atraksion turistik në pronësi private, kur një ashensor paraqiti problem.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

11 turistë të tjerë ishin shpëtuar nga miniera më herët, katër prej tyre me lëndime të vogla.

Zyrtarët kanë thënë se ashensori që zbriste në minierë pati probleme mekanike rreth 500 metra nën sipërfaqe, duke krijuar një “rrezik të madh për pjesëmarrësit”, raportoi BBC

Ekipet e shpëtimit mund të komunikonin me 12 turistët gjithë kohën. Zyrtarët kanë siguruar se problemi ishte tek ashensori dhe se jo te miniera.

Sipas tyre, incidenti i fundit që ndodhi në këtë minierë ishte në vitin 1986.