Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një në tetë evropianë jeton në një zonë të rrezikuar nga përmbytjet ekstreme

përmbytjet

Një në tetë evropianë jeton në një zonë në rrezik nga përmbytjet ekstreme.

Gjetjet e reja vijnë nga një raport i Agjencisë Evropiane të Mjedisit mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike në të gjithë ciklin e ujit, i cili përfshin thatësirën dhe zjarret në pyje, shkruan Euronews.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në 40 vjetët e fundit, stuhitë kanë shkaktuar më shumë se 5582 viktima dhe rreziku mbetet i lartë.

“Rreth 15 për qind e objekteve industriale në Evropë mund të jenë të vendosura në fusha të përmbytura”, shpjegon Aleksandra Kazmierczak, një eksperte klimatike dhe shëndetësore në Agjencinë Evropiane të Mjedisit.

“Më shumë se një e treta e impianteve të trajtimit të ujit në Evropë ndodhen në fusha të përmbytura”, ka shtuar ajo.

Sipas raportit, 11 për qind e spitaleve ndodhen gjithashtu në zona me rrezik të lartë.

Thatësirat dhe valët e të nxehtit kërcënojnë gjithashtu cilësinë e ujit duke rritur ndotjen. Këto ngjarje kumulative paraqesin problem për popullsinë të ketë qasje në ujë dhe ndikojnë në sistemet e ftohjes së termocentraleve bërthamore dhe bujqësisë.

“Në vitin 2022, kemi parë rënie të prodhimit të misrit dhe vajit të ullirit, për shembull, veçanërisht në Evropën Jugore. Humbjet e shkaktuara nga thatësira në sektorët e bujqësisë, furnizimit me ujë dhe energjisë vlerësohen në rreth 9 miliardë euro në vit”, ka treguar Kazmierczak.

Cila është zgjidhja?

Agjencia Evropiane këshillon kufizimin e zhvillimit në zonat në rrezik. Sugjeron zgjidhje të frymëzuara nga natyra, të tilla si mbjellja e pemëve ose zonave me bimësi.

Agjencia ka rekomanduar futjen e sistemeve më efektive të paralajmërimit të hershëm për përmbytjet.