Botë

Një i vdekur në Francë nga një zjarr që po përhapet me shpejtësi

France

Foto: Associated Press

Një person ka vdekur si pasojë e një zjarri në rajonin Aude në Francën jugore, ka bërë të ditur autoriteti lokal të mërkurën.

Prefektura e Aude ka thënë në një deklaratë se zjarri po përparon "shumë shpejt" dhe se 1,820 zjarrfikës po përpiqen ta vënë nën kontroll, raporton Reuters.

Rreth 2,500 familje në zonë janë aktualisht pa energji elektrike, ka bërë të ditur prefektura.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shkruar në X vonë të martën se të gjitha burimet e qeverisë po mobilizohen për të luftuar zjarrin në Aude.