Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një burrë nxirret i gjallë nga rrënojat tetë ditë pas tërmeteve në Venezuelë

Venezuele

Një burrë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një ndërtese tetë ditë pasi dy tërmete të fuqishme goditen Venezuelën.

Punëtorët të cilët janë duke punuar për të nxjerrë personat nën rrënoja kanë arritur ta nxjerrin të gjallë Hernan Gil, 100 orë pasi kishin pasur kontaktin e parë me të, duke i hequr 140 ton mbetje të ndërtesave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një zjarrfikës nga Kili e ka përshkruar operacionin e shpëtimit si më kompleksin dhe më të vështirin që ka marrë pjesë ndo njëherë.

Rreth 2.300 persona janë konfirmuar të vdekur në tërmetin i cili ka goditur Venezuelën  më 24 qershor, dhe dhjetëra-mijëra të tjerë janë ende të zhdukur.

Qindra njerëz janë angazhuar për të nxjerrë të gjallë Hernan Gilin, i cili u lajmërua i gjallë të shtunën.

Ekipe nga Venezuela, Kili, Costa Rica, El Salvador, Meksika, Portugalia dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar që ta shpëtojnë atë.

Pasi Gil ishte lajmëruar, punëtorët e shpëtimit gjatë natës kishin arritur të kenë kontakt vizual me të.

Ata kishin futur një kamerë të vogël brenda rrënojave ku ai kishte i bllokuar, duke i kërkuar Gilit ta kthente kokën nga kamera.