Botë

Netanyahu zotohet “ta luftojë” njohjen e shtetit palestinez nga Britania

Benjamin Netanyahu

Foto: Associated Press

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se "bashkësia ndërkombëtare do të dëgjojë nga Izraeli" teksa vendet vendosin të njohin një shtet palestinez.

"Do të na duhet të luftojmë si në OKB ashtu edhe në të gjitha fushat e tjera kundër propagandës së rreme kundër nesh dhe thirrjeve për krijimin e një shteti palestinez që do të rrezikojë ekzistencën tonë dhe do të përbëjë një shpërblim absurd për terrorizmin", ka thënë Netanyahu të dielën.

Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia kanë njohur shtetin palestinez të dielën, pavarësisht kundërshtimit të SHBA-së.

Ky veprim është kryesisht simbolik, por Mbretëria e Bashkuar shpreson se mund të rrisë presionin diplomatik për t'i dhënë fund konfliktit në Gazë dhe për të hapur rrugën për paqe të qëndrueshme.

Kjo vjen përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë javë, ku vende të tjera, përfshirë Francën, Portugalinë dhe Belgjikën, po përgatiten gjithashtu të njohin një shtet palestinez.

Më shumë se 140 vende kanë ndërmarrë tashmë hapin për të njohur një shtet palestinez, por vendimet e Francës dhe Britanisë janë të rëndësishme pasi të dyja janë anëtare të Grupit të Shtatë dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Lexo përditësimet tjera
Starmer

Britania e Madhe pritet të shpallë sot njohjen ndaj Palestinës

 Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, pritet të shpallë të dielën pasdite njohjen zyrtare të shtetit palestinez.Ky...