Pas dyshimeve të shprehura nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, se zëvendësuesi i ish-liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, është eliminuar, kryeministri Benjamin Netanyahu, ka thënë se Hashem Safieddine është vrarë, raportoi të martën BBC-ja.
“IDF-ja e ka eliminuar Hashem Safieddinen. Hezbollahu është më i dobër se sa ka qenë për shumë e shumë vjet”, ka thënë ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNetanyahu tutje ka thënë se do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t’i kthyer njerëzit në shtëpi të sigurt, si dhe ta ndalojë Hezbollahun.
"Izraeli do të fitojë”, ka thënë ai në një video drejtuar popullit të Libanit.
Por zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Daniel Hagari thotë se ata nuk mund të konfirmojnë që Safieddine u vra në një sulm ajror javën e kaluar dhe se ata janë ende duke kërkuar në rezultatet e sulmit.