Botë

Netanyahu thotë se e ka pranuar propozimin e ri për armëpushim

Trump & Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, raportohet se u ka thënë familjeve të pengjeve që po mbahen në Gaza se Izraeli e ka pranuar propozimin e ri amerikan për armëpushim.

Siç kanë raportuar mediat në Izrael, Netanyahu u ka thënë familjeve se propozimi është prezantuar nga emisari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

Më herët gjatë ditës, grupi militant Hamas ka thënë se e ka marrë një propozim të ri nga ndërmjetësit dhe po e analizon.

Propozimi përfshin lirimin e 10 pengjeve që po mbahen në Gaza dhe kthimin e 18 trupave të robërve të vdekur, në këmbim të një armëpushimi 60-ditor.

Propozimi përfshin edhe vazhdimin e ndihmave nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për palestinezët.

Teksti nuk përfshin ndonjë premtim të Izraelit për fundin e luftës.

Shtëpia e Bardhë konfirmon se Izraeli ka pranuar propozimin për armëpushim

16 o. më parë / 29 maj 2025 20:19 Nga: Ideal Zhubi
Donald Trump

Photo: Associated Press

Izraeli e ka pranuar propozimin për armëpushim të përkohshëm me Hamasin, ka njoftuar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

“Mund ta konfirmojë se i dërguari i posaçëm Steve Witkoff dhe presidenti i kanë dërguar një propozim për armëpushim Hamasit, të cilin Izraeli e ka pranuar dhe mbështetur”, ka thënë ajo para gazetarëve.

Por, Leavitt ka shtuar se bisedimet janë duke u zhvilluar dhe se Hamasi ende nuk i ka pranuar kushtet e propozimit. I dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, pati thënë të mërkurën se administrata e SHBA-së ishte afër prezantimit të një propozimi të ri.

Qëllimi i propozimit ishte lirimi i pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës si dhe kthimi i trupave të vdekur në këmbim të armëpushimit 60-ditor.