Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të takohet të enjten me presidentin libanez, Joseph Aoun, ka bërë të ditur për radion e ushtrisë izraelite, anëtarja e sigurisë së kabinetit, Galia Gamliel.
Kjo vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në Truth Social të mërkurën vonë se udhëheqësit izraelitë dhe libanezë do të takohen "nesër".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë enjten, një zyrtar në zyrën presidenciale të Libanit i ka thënë BBC-së se nuk ishin në dijeni të kontaktit të ardhshëm me Izraelin.
Të martën në Washington janë zhvilluar bisedimet mes Izraelit dhe Libanit, me ndërmjetësimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Pas bisedimeve ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, u ka thënë gazetarëve se të tre vendet zbuluan sot se janë në të njëjtën anë të ekuacionit dhe se kjo është gjëja pozitive që mund të kishim arritur.