Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri thirrje për ndryshim regjimi në Teheran të shtunën në mëngjes në deklarimin e tij të parë në lidhje me sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit.
Netanyahu i bëri thirrje popullit iranian të mposhtin “tiraninë dhe të sjellin një Iran të lirë dhe paqësor".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Veprimi ynë i përbashkët do të krijojë kushtet që populli i guximshëm iranian të marrë fatin e tij në duart e veta”.
Gjatë luftës 12-ditore me Iranin në qershor, Netanyahu i kishte bërë thirrje gjithashtu popullit iranian të ngrihej kundër regjimit.
Netanyahu e filloi deklaratën e tij duke falënderuar presidentin amerikan Donald Trump "për udhëheqjen e tij historike".
"Ky regjim terrorist vrasës nuk duhet të lejohet të pajiset me armë bërthamore që do ta lejonin atë të kërcënonte të gjithë njerëzimin", theksoi Netanyahu.