Botë

Netanyahu do t’i bashkohet Bordit të Paqes

netanyahu

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë të mërkurën se ka rënë dakord të bashkohej në Bordin e Paqes së presidentit amerikan, Donald Trump, pasi zyra e tij më parë e kritikoi përbërjen e komitetit ekzekutiv të bordit. Komiteti përfshin Turqinë, një rival rajonal.

Një deklaratë nga Zyra e Netanyahut tha se ai e kishte pranuar ftesën e Trumpit.

Bordi i Paqes i udhëhequr nga Trumpi fillimisht ishte parashikuar si një grup  vogël udhëheqësish botërorë që mbikëqyrin planin e armëpushimit në Gaza.

Ambiciet e administratës Trump janë shndërruar në një koncept më të gjerë, me Trumpin që u ofron ftesa dhjetëra kombeve dhe lë të kuptohet se së shpejti do të ndërmjetësojë konflikte globale, si një Këshill i Sigurimit pseudo-i OKB-së.

Trumpi është pyetur për Bordin e Paqes për Gazën të krijuar nga ai, dhe nëse ai organ do t’i zëvendësonte Kombet e Bashkuara.