Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do t’u adresohet ligjvënësve amerikanë në Washington më 24 korrik.
Ai do të flasë edhe në Senat, edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRepublikanët dhe demokratët e kanë ftuar atë të flasë, por nuk dihej se kur do të paraqitej para Kongresit, raportoi BBC.
Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka kërkuar urdhërarreste kundër liderit izraelit dhe ministrit të tij të Mbrojtjes në lidhje me luftën në Gaza.
Netanyahu e kishte dënuar këtë lëvizje duke thënë se nuk e besonte si “Izraeli demokratik” po krahasohej me ata që quajti ai “vrasës masiv”.
Sipas letrës që liderët e Kongresit publikuan, Netanyahu ka thënë se “është i lumtur që ka privilegjin ta përfaqësojë Izraelin... ta prezantojë të vërtetën për luftën tonë ndaj atyre që duan të na shkatërrojnë”.