Të paktën nëntë persona kanë vdekur, duke përfshirë një fëmijë, dhe 50 të tjerë janë lënduar pasi një skenë u shemb në një tubim të fushatës zgjedhore në shtetin verior të Nuevo Leon të Meksikës, ka bërë të ditur guvernatori lokal.
Incidenti ndodhi ndërsa kandidati presidencial i qendrës së majtë, Jorge Alvarez Maynez po mbante një fjalim në qytetin e San Pedro Garza Garcia, pranë Monterrey-t, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMaynez nuk u lëndua në shembje dhe u pa duke folur me mbështetësit pas incidentit. Disa anëtarë të ekipit të tij ishin lënduar, sipas tij.
Shembja u shkaktua nga një erë e papritur e fuqishme, ka shkruar Maynez në një postim në X.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur struktura e skenës u shemb ndërsa një numër njerëzish ishin në të.
Videoja e postuar në mediat sociale tregoi Maynez duke u përshëndetur mbështetësve të tij dhe më pas vraponte për siguri ndërsa një pjesë e strukturës u përmbys.
Guvernatori i shtetit, Samuel Garcia u kërkoi banorëve vendas të qëndrojnë brenda për shkak të stuhive dhe erërave të forta në zonë.
Maynez është kandidati i partisë Lëvizja Qytetare dhe aktualisht është në vendin e tretë në sondazhet kombëtare.