Njeriu më i kërkuar në Meksikë dhe lideri i kartelit të drogës Jalisco New Generation (CJNG) është vrarë nga ushtria në një operacion të zhvilluar të dielën, njoftojnë mediumet lokale.
Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, u vra gjatë operacionit ushtarak të zhvilluar në Jalisco, shkruan “BBC”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e Mbrojtjes e Meksikës ka njoftuar se “El Mencho” vdiq nga plagët e marra ndërsa ishte transportuar me helikopter për në spital pas operacionit.
CJNG është shpërndarë nga baza e saj në Jalisco në gati gjithë Meksikën.

SHBA-ja më herët kishte ofruar 15 milionë dollarë për informata që do të çonin në kapjen e “El Menchos”.
Vrasja e "El Menchos" pasoi me disa orë bllokimesh rrugore me automjete të djegura në Jalisco dhe rajone të tjera në Meksikë. Taktika të tilla përdoren zakonisht nga kartelet për t'i bllokuar operacionet ushtarake.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka lëshuar paralajmërim për qytetarët amerikanë në Jalisco, Tamaulipas, Michoacan, Guerrero dhe Nuevo Leon, që të strehohen.