Të paktën tre persona janë vrarë pasi persona të armatosur në Haiti kanë hapur zjarr ndaj gazetarëve, policëve dhe stafit mjekësor, gjatë një ngjarjeje ku po njoftohej për rihapjen e spitalit më të madh publik të Haitit, raporton “BBC”.
Dy gazetarë dhe një polic u qëlluan për vdekje, ndërsa pati edhe disa të plagosur në sulmin e të martës në kryeqendrën Port-au-Prince.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo zonë ishte rimarrë nga Qeveria e Haitit në korrik, pasi ishte pushtuar dhe shkatërruar nga bandat.
Aleanca e bandave “Viv Ansanm”, e cila kontroll pjesën më të madhe të kryeqendrës, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Fotografitë e publikuara në internet shfaqin disa persona të shtrirë përtokë.
Gazetarët po prisnin që të vinte ministrja e Shëndetësisë, Lorthe Blema, kur filluan të shtënat.
Gazetarët Markenzy Nathoux dhe Jimmy Jean u vranë gjatë sulmit, ka thënë zëdhënësi i Kolektivit të Mediave Online, Robert Dimnache, për agjencinë “AFP”. Një gazetar tjetër u plagos.
Po ashtu u vra një zyrtar policor, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Lionel Lazarre, për “AFP”.
“Dukej si një film i frikshëm”, ka thënë fotoreporteri Dieugo Andre, që ishte dëshmitar i ngjarjes, për “The Haitian Times”.