Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Jordani vazhdojnë protestat në mbështetje të Hamasit

Jordani

Foto: AP

Jordanezët kanë mbajtur protestë për të katërtën ditë me radhë pranë ambasadës izraelite në Aman në përgjigje të luftës në Gaza, duke shprehur kështu mbështetjen e tyre për veprimet e Hamasit, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Mijëra protestues prezent kanë brohoritur kundër presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas dhe kanë kërkuar që Egjipti t’i japë fund rrethimit në Gaza dhe të hapë vendkalimin tokësor me Rripin e Gazës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Protestuesit kanë denoncuar arrestimin e dhjetëra protestuesve nga forcat jordaneze të sigurisë, të cilët po marrin pjesë në protestat anti-izraelite dhe anti-amerikane.

Gjatë protestës, forcat e sigurisë kanë bllokuar një zonë të madhe të të gjitha rrugëve që të çojnë në ambasadën izraelite duke përdorur qindra zyrtarë, xhandarmëri dhe automjete të blinduara.