Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

NASA nis misionin e parë me ekuipazh në Hënë në gjysmë shekulli

NASA

Foto: Associated Press

Katër astronautë janë nisur nga Florida të mërkurën në misionin e ri të NASA-s, një udhëtim 10-ditor me rreziqe të larta rreth hënës, që shënon hapin më të guximshëm të Shteteve të Bashkuara deri më tani drejt kthimit të njerëzve në sipërfaqen hënore këtë dekadë. 

Raketa Artemis II do të mbetet në orbitë për 24 orët e ardhshme ndërsa ekuipazhi kryen kontrolle, dhe nëse gjithçka shkon mirë, do të marrë dritën jeshile për t'u drejtuar drejt Hënës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lëshimi i së mërkurës në mbrëmje nuk ishte tërësisht i lehtë, nga problemet teknike para fluturimit deri te "nisja për lëshim". 

Ngritja ishte spektakolare.

"Pamje e mrekullueshme", ka thënë astronauti Reid Wiseman ndërsa anija kozmike po ngrihej në qiell.

"Është e mahnitshme të jesh në këtë lartësi", ka shtuar ai më vonë

Astronautët Ried Wiseman, Victor Glover, Christina Koch, Victor Glover dhe Jeremy Hansen gjenden në kapsulën Orion në udhëtimin e tyre drejt Hënës.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shpërndarë një mesazh në “TruthSocial” para lansimit të raketës. 

“Për herë të parë në mbi 50 vjet, Amerika do të kthehet në Hënë! Artemis II, ndër raketat më të fuqishme që është ndërtuar ndonjëherë, do të dërgojë astronautët tanë të guximshëm më larg na hapësirë se që ka shkuar ndonjëherë njeriu. Ne po fitojmë, në Hapësirë, në Tokë dhe kudo mes – ekonomikisht, ushtarakisht dhe tash, përtej yjeve. Askush nuk na afrohet! Amerika nuk konkurron thjeshtë, ne dominojmë, dhe e gjithë Bota po shikon”, ka shkruar Trump.