Narendra Modi u betua të dielën për një mandat të rrallë të tretë radhazi si kryeministër i Indisë, duke u mbështetur në partnerët e tij të koalicionit, pasi partia e tij nuk arriti të fitonte një shumicë parlamentare në një rezultat të papritur.
Modi dhe ministrat e kabinetit të tij bënë betimin e detyrës, të administruar nga presidenti Droupadi Murmu, në pallatin presidencial të Indisë Rashtrapati Bhavan në Nju Delhi, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUdhëheqësi 73-vjeçar popullor, por polarizues, është kryeministri i dytë indian, pas Jawaharlal Nehru që ruan pushtetin për një mandat të tretë pesë-vjeçar.
Partia e tij nacionaliste hindu Bharatiya Janata, e cila fitoi me shumicë në 2014 dhe 2019, nuk arriti të sigurojë një shumicë për të qeverisur më vete në zgjedhjet e fundit kombëtare. Megjithatë, koalicioni i Aleancës Demokratike Kombëtare të Modit fitoi mjaft vende për të formuar një qeveri, me atë në krye.
Kjo është hera e parë që BJP nën Modin ka nevojë për mbështetje nga aleatët e saj rajonalë për të formuar një qeveri pas një dekade komandimi të shumicës në Parlament.