Botë

Muri kufitar SHBA – Meksikë do të ngjyroset me të zezë

Muri kufitar SHBA - Meksikë

Foto: Getty Images

Gjithë muri kufitar mes SHBA-së dhe Meksikës do të ngjyroset me ngjyrë të zezë për ta bërë më të nxehtë dhe më të vështirë për t’u ngjitur, ka thënë sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi Noem, transmeton “BBC”. 

Ajo ka thënë se ideja ishte e presidentit amerikan Donald Trump. 

Ndërsa ndalimet dhe deportimet nga SHBA-ja kanë qenë fokusi kryesor në luftën kundër imigracionit, me projektligjin për politikat e Trumpit që u miratua më herët këtë vit u ndan 46 milionë dollarë për ndërtim të murit shtesë në kufi SHBA – Meksikë. 

Rreth 800 metra mur po ndërtohet çdo ditë përgjatë kufirit të gjatë 3218 kilometra, ka thënë Noem. 
Numri i kalimeve kufitare ka rënë dukshëm në muajt e fundit dhe administrata Trump thotë se arrestimet dhe ndalimet e shumta po veprojnë si pengesë për migrim të paligjshëm.