Rusia nuk pajtohet plotësisht me komentet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan se Krimea duhet të kthehet në kontrollin e Ukrainës, ka deklaruar të premten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Erdogani ka thënë këtë javë se mbështetja turke për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës ishte e palëkundur dhe se kthimi i Krimesë është një kërkesë e të drejtës ndërkombëtare, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPeskovi ka thënë se kjo është një pikë mosmarrëveshjeje ku "mendimet tona ndryshojnë plotësisht" me Turqinë, por ka shtuar se Moska do të vazhdojë t'u shpjegojë pozicionin e saj "miqve turq".
Rusia mori kontrollin e Krimesë nga Ukraina dhe e aneksoi atë në vitin 2014.