Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov ka hedhur poshtë akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare të Gjeorgjisë, më 26 tetor.
Presidenti i Gjeorgjisë të hënën i kërkoi Perëndimit të mbështesë protestat e opozitës kundër rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të fundjavës, në të cilat partia qeverisëse u shpall fituese mes parregullsive në votim dhe akuzave për ndërhyrje ruse, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ne nuk po përzihemi në punët e brendshme të Gjeorgjisë dhe nuk kemi ndërmend të ndërhyjmë”, ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Peskov.
Ai ka akuzuar Perëndimin se ka ndikuar në rezultatin e votimit.
I pyetur në lidhje me thirrjen e Zourabichvilit për gjeorgjianët që t'i bashkohen protestave, ai e përshkroi atë si një përpjekje për të destabilizuar situatën në vend.
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili, e cila refuzoi të njohë rezultatet zyrtare, i ka thënë Associated Press në një intervistë se kombi i Kaukazit Jugor ka rënë viktimë e presionit rus që synon të prishë planet e tij për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.
"Ne kemi parë që propaganda ruse është përdorur drejtpërdrejt”, ka thënë Zourabichvili, një kritik i ashpër i partisë qeverisëse.
Ajo ka shtuar se qeveria e Gjeorgjisë ka "punuar krah për krah me Rusinë" dhe ndoshta ka pasur ndihmë nga shërbimet ruse të sigurisë.
LEXO EDHE: