Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe avokati i saj kërkuan ndërprerjen e dëshmisë, pasi mësuan se përfaqësuesja republikane e SHBA-së, Lauren Boebert nga Kolorado, kishte shpërndarë një foto të Clintonit gjatë seancës private nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve për hetimin e tyre mbi lidhjet me Jeffrey Epstein.
Demokratët kanë thënë se incidenti, i cili shënonte shkelje të rregullave të komitetit për dëshmitë, nënvizoi se sa e rëndësishme ishte që të kishte një regjistër të qartë publik të dëshmisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesi Robert Garcia, demokrati kryesor në panelin e Mbikëqyrjes, ka thënë se Hillary Clinton, pas incidentit, përsëriti kërkesën e saj të kahershme që dëshmia të bëhej publike, dhe demokratët kërkuan që një video dhe transkript i seancës së plotë të publikohej shpejt.
Videot e dëshmive të ish-presidentit Bill Clinton dhe ish-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, u publikuan nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të hënën.
BREAKING: Hillary Clinton throws an unhinged, hysterical MELTDOWN after we posted a photo of her testifying on Epstein.
— Benny Johnson (@bennyjohnson) March 2, 2026
She SCREAMS at Republicans and then STORMS out of the room:
"I am DONE WITH THIS. You can hold me in contempt. I'm DONE!"
Yikes 😬 pic.twitter.com/kBsJqGqrFY
Ata kanë pranuar të dëshmojnë lidhur me dyshimet për lidhje të tyre me të dënuarin për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, pasi fillimisht kishin refuzuar ta bënin këtë.
Regjistrimet e dëshmive, të cilat zgjatën orë të tëra gjatë dy ditëve javën e kaluar, tregojnë se si të dy Clintonët u distancuan nga Epsteini.
Epstein kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë disa herë gjatë presidencës së Clinton dhe ka foto të tyre duke shtrënguar duart, por Bill Clinton tha se nuk i kujtoheshin ato ndërveprime.
E Hillary Clinton ka thënë se ajo kurrë nuk kujtonte ta kishte takuar Epsteinin.
Megjithatë, ata u përballën me orë të tëra pyetjesh nën betim nga ligjvënësit të cilët po kërkojnë përgjegjësi për këdo që ishte në dijeni ose injoroi abuzimin e vajzave të mitura nga Epstein.
Në një moment, Hillary kishte deklaruar me zemërim "Mbarova" kur u zbulua se një foto e saj ishte bërë duke iu përgjigjur pyetjeve - në shkelje të rregullave të komisionit, dhe se ajo ishte postuar në internet.