Ministrja e Islandës për Fëmijët ka dhënë dorëheqje pasi pranoi se kishte një fëmijë me një adoleshent më shumë se 30 vjet më parë.
Asthildur Loa Thorsdottir ka thënë në një intervistë se ajo kishte filluar një lidhje kur djali ishte 15 vjeç ndërsa ajo kishte 22 vjeç dhe punonte si këshilltare në një grup fetar ku edhe djali merrte pjesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë pas, ajo lindi fëmijën e tij kur djali pati 16 vjeç e ajo 23, raportoi BBC.
“Janë bërë 36 vjet, shumë gjëra ishin ndryshe atë kohë dhe sigurisht se do të merresha ndryshe me këtë çështje sot”, ka thënë tani 58-vjeçarja.
Kryeministrja e Islandës, Kristrun Frostadottir, ka thënë se kjo ishte “çështje serioze” dhe se nuk dinte më shumë rreth rastit, veç se i ishte konfirmuar si ngjarje. Ajo më pas e ka kërkuar ministren në zyrën e saj, ku kjo e fundit edhe e ka dorëzuar dorëheqjen.