Ministri iranian i Shëndetësisë, Mohammad-Reza Zafarghand, ka thënë për mediumet iraniane, se shumica e të vrarëve në sulmet izraelite janë gra dhe fëmijë, transmeton “CNN”.
Nuk është dhënë një shifër zyrtare të viktimave të tri ditëve të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, por të premten ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir-Saeid Iravani, tha se të paktën 78 persona u vranë në valën fillestare të sulmeve izraelite.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë shtunën, mediumi shtetëror iranian raportoi se të paktën 60 persona kanë humbur jetën kur një raketë kishte goditur një bllok banimi.
Në sulmet izraelite raportohet se janë vrarë një numër i figurave të larta ushtarake të Iranit dhe po ashtu shkencëtarë bërthamorë.