Botë

Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen mes thirrjeve që Ukraina të përdorë armët e aleatëve brenda Rusisë

Ushtarët ukrainas

Ushtarët ukrainas

Foto: Associated Press

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen në Pragë të enjten pas thirrjeve në rritje që aleatët t’i largojnë kufizimet që e ndalojnë Kievin të përdorë armët perëndimore për të goditur brenda Rusisë.

Takimi do të ketë fokus përpjekjet për një pako mbështetëse për Ukrainën në samitin e NATO-s në Washington në korrik.

Po, debati për çështjen e përdorimit të armëve nga Kievi për të goditur brenda territorit të Rusisë rrezikon ta vë nën hije pjesën tjetër të takimit, raportoi Guardian.

Ukraina i ka kërkuar mbështetësve të saj t’ia lejojnë përdorimin e armëve për goditjen e caqeve brenda Rusisë.

SHBA-ja dhe Gjermania deri tash e kanë refuzuar këtë kërkesë nga frika se do t’i tërhiqte në konflikt direkt me Moskën.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë më parë se do të ketë “pasoja serioze” nëse shtetet perëndimore e aprovojnë kërkesën e Ukrainës.