Një kryesuese është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për manipulim me procesin e numërimit të votave në Deçan.
Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka thënë se e dyshuara është ndaluar për 48 orë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit edhe një kryesues për rastin ne procesit të numërimit të votimeve në Deçan. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës në procedurë penale”, tha Nikçi.
Derisa burime të “Betimi për Drejtësi” bënë të ditur se e ndaluara është Manjolla Shala, shefe e kabinetit të kryetarit të Deçanit, vetë kryetari ka dhënë një përgjigje të shkurtër lidhur me këtë çështje për “Ekonomia Online”.
“Për këtë temë jam informuar nga mediat, për ndalim prej 48 orësh për shefen e kabinetit Manjolla Shala, lidhur me zgjedhjet”, ka thënë kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Kuçi: Përveç Shalës, Ramosaj ka dërguar edhe njerëz të tjerë për të manipuluar me vota
Ish-kandidatja për kryetare të Deçanit nga radhët e PSD-së, Natyra Kuçi, ka akuzuar kryetarin e kësaj komune për manipulim votash në zgjedhjet e fundit dhe punësime të njerëzve të afërm të tij.
Ajo ka reaguar për ndalimin e shefes së kabinetit të kryetarit Bashkim Ramosaj, Manjolla Shala, si e dyshuar për dallavere me vota, derisa ka thënë se Ramosaj e pati “rehatuar” Shalën si aksionare në një kompani paraprakisht.
“Bash ajo Manjolla Shala që pak më herët në mbledhjen e parë të rregullt kryetari vendosi me e shpërbly si aksionare në kompaninë ‘Higjiena’. Ne e dimë dhe kemi treguar qysh kompania ‘Higjiena’ është vendi ku rehatohen militantët dhe keqpërdoret skajshmërisht me këtë ndërmarrje publike”, ka thënë ajo në Facebook.
Kuçi ka shtuar se Ramosaj e ka dërguar shefen e kabinetit të tij për të manipuluar vota. Madje, ka hedhur dyshime se të tjerë njerëz të afërt të Ramosajt janë të përfshirë në dallaveret me vota.
“Pra shefen e kabinetit kryetari Ramosaj e ka çu për me manipulu vota. Edhe jo veç ato, ka dyshime edhe për drejtoresha të tjera dhe njerëz të afërt të tij kryesor që i ka rreth e rrotull që i ka shpërbly me pozita ata i ka çu për me manipulu vota dhe janë të intervistuar e të dyshuar”, përfundoi ajo.
