Britania po përballet me një “rritje marramendëse” të tentativave për vrasje në tokën e saj nga Rusia dhe Irani, pasi shtetet armiqësore rekrutojnë kriminelë për të “bërë punën e tyre të pistë”, ka deklaruar të martën kreu i agjencisë së inteligjencës së brendshme të Britanisë së Madhe.
Drejtori i Përgjithshëm i MI5, Ken McCallum ka thënë se agjentët dhe policia e tij kanë trajtuar 20 komplote të mbështetura nga Teherani që nga viti 2022, teksa ka paralajmëruar se Irani mund të zgjerojë objektivat e tij në Mbretërinë e Bashkuar nëse Izraeli fillon një sulm të madh në përgjigje të breshërisë së raketave të Iranit, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefi i spiunazhit ka thënë se konfliktet në rritje në Lindjen e Mesme rrisin rrezikun e "një rritjeje ose zgjerimi të agresionit shtetëror iranian në Mbretërinë e Bashkuar”.
Në një fjalim të rrallë publik ku ka paraqitur kërcënimet kryesore për Mbretërinë e Bashkuar si nga shtetet ashtu edhe nga grupet terroriste, McCallum ka thënë se ekziston gjithashtu rreziku që konfliktet e Izraelit me grupet militante të mbështetura nga Irani - Hamasin në Gaza, Hezbollahun në Liban dhe Houthis në Jemen, mund të shkaktojnë sulme terroriste në Mbretërinë e Bashkuar.
Numri i hetimeve të kërcënimeve shtetërore të ndërmarra nga MI5 është rritur me 48% në vitin e kaluar, teksa Irani, Rusia dhe Kina janë autorët kryesorë, u ka thënë McCallum gazetarëve në qendrën komanduese kundër terrorizmit të Mbretërisë së Bashkuar në Londër.