Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, dhe Partia Socialdemokrate kanë nisur negociatat për formimin e një koalicioni të ri qeverisës, duke synuar mandatin e tretë, pavarësisht rënies së madhe që pësoi qeveria e saj në zgjedhjet e së martës.
Frederiksen paraqiti dorëheqjen te mbreti i Danimarkës të mërkurën, pasi u bë e qartë se koalicioni i saj me partinë centriste “Të Moderuarit” dhe liberalët e djathtë nuk kishte më shumicën për të qeverisur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas analistëve, rezultati i zgjedhjeve reflekton pakënaqësinë e qytetarëve për rritjen e kostos së jetesës dhe lodhjen nga shtatë vjet në pushtet.
Megjithatë, shumë danezë e vlerësojnë Frederiksen për qëndrimin e saj të fortë ndaj presidentit amerikan Donald Trump, veçanërisht lidhur me deklaratat e tij për aneksimin e Grenlandës.
Bisedimet për krijimin e qeverisë pritet të jenë të vështira, pasi parlamenti danez përbëhet nga 12 parti, duke e bërë të domosdoshëm arritjen e një konsensusi të gjerë mes shumë forcave politike.