Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Menaxhimi i ri i Hormuzit do të sjellë përparim për vendet e Gjirit, thotë lideri i ri suprem i Iranit

Mojtaba Khamenei

Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, në një mesazh të shkruar të publikuar të enjten, ka thënë se një kapitull i ri për Gjirin dhe Ngushticën e Hormuzit ka filluar të marrë formë që nga shpërthimi i luftës së Iranit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin më 28 shkurt.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, i cili që kur është emëruar nuk ka bërë asnjë paraqitje publike, ka thënë se Teherani do të sigurojë rajonin e Gjirit dhe do të eliminojë atë që ai e ka përshkruar si “abuzimet e armikut me rrugën ujore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Udhëheqësi Suprem ka shtuar se menaxhimi i ri i Ngushticës së Hormuzit do të sjellë qetësi, përparim dhe përfitime ekonomike për të gjitha vendet e Gjirit.

Bisedimet për fundin e luftës mes SHBA-së dhe Iranit kanë ngecur, pas një rundi të parë të zhvilluar më 11 prill në Pakistan.

Përpjekjet për të mbajtur rundin e dytë kanë dështuar fundjavën e kaluar.

Pas kësaj, është raportuar se Trumpi ka kërkuar zgjatjen e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane, teksa edhe Irani vazhdon bllokadën në Ngushticën e Hormuzit.