Botë

Meloni tregon se kur mund ta njohë Italia Palestinën

Giorgia Meloni

Foto: Associated Press

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka thënë të martën se Italia do ta njohë shtetin palestinez vetëm nëse të gjithë pengjet izraelite lirohen dhe grupi militant Hamas përjashtohet nga çdo rol qeveritar.

"Nuk jam kundër njohjes së Palestinës, por duhet t'i vendosim vetes prioritetet e duhura", u ka thënë Meloni gazetarëve, duke njoftuar se qeveria e saj do të paraqesë një mocion në parlament për këtë çështje.

Duke folur nga Neë Yorku, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Meloni ka thënë gjithashtu se presioni ndërkombëtar duhet të ushtrohet mbi Hamasin dhe jo mbi Izraelin, duke fajësuar grupin për fillimin e luftës dhe bllokimin e përfundimit të saj duke refuzuar të dorëzojë pengjet.

Meloni udhëheq një qeveri të krahut të djathtë që ka qenë një nga aleatët më të fortë të Izraelit në Bashkimin Evropian dhe ka refuzuar të ndjekë kombet e tjera të G7-s si Britania, Kanadaja dhe Franca në njohjen e shtetësisë palestineze këtë muaj.