Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Meloni: Njohja e shtetit palestinez para krijimit të tij mund të jetë kundërproduktive

meloni

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, deklaroi të shtunën se njohja e shtetit të Palestinës përpara se të krijohet realisht mund të jetë kundërproduktive.

“Jam pro një shteti palestinez, por nuk jam pro njohjes së tij përpara se të jetë krijuar”, tha Meloni për të përditshmen italiane La Repubblica.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse diçka që nuk ekziston njihet në letër, mund të krijohet përshtypja e rreme se problemi është zgjidhur, kur në fakt nuk është”, shtoi ajo.

Vendimi i Francës për të mbështetur njohjen e një shteti palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator është kundërshtuar nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, në kohën kur lufta në Gaza mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas vijon.

Të premten, ministri i Jashtëm i Italisë deklaroi se njohja e shtetit palestinez duhet të ndodhë njëkohësisht me njohjen e Izraelit nga entiteti i ri palestinez.

Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini zyrtar nuk planifikon të njohë një shtet palestinez në afat të shkurtër dhe se prioriteti tani është arritja e përparimit të shumëpritur drejt zgjidhjes me dy shtete.