Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, ka deklaruar të mërkurën se Meksika do të njoftojë për masa të reja ekonomike si kundërpërgjigje ndaj tarifave të larta mbi çelikun dhe aluminin që ka vendosur presidenti amerikan, Donald Trump, ka raportuar BBC.
Sipas saj, këto masa të paralajmëruara do të hyjnë në fuqi nëse nuk arrihet një marrëveshje tregtare
Ndër të tjera, Sheinbaum ka theksuar se tarifat janë “të padrejta”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMasat pritet të bëhen publike javën e ardhshme, sipas raportimit të agjencisë së lajmeve Reuters.
Trumpi ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që dyfishon tarifat për importet e çelikut dhe aluminit nga 25 për qind në 50 për qind.
SHBA-ja është importuesi më i madh i çelikut në botë, pas Bashkimit Evropian, duke marrë pjesën më të madhe të metalit nga Kanadaja, Brazili, Meksika dhe Koreja e Jugut.
Rreth një e katërta e çelikut të përdorur në SHBA importohet, ndërsa varësia e vendit ndaj çelikut meksikan dhe kanadez e ka shtyrë administratën e presidentit amerikan që të zbatojë politika të reja tregtare.