Projektligji për taksat dhe shpenzimet, i propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, është miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve, ka raportuar BBC.
Projektligji ka kaluar me një rezultat relativisht të ngushtë prej 218 votave pro dhe 214 votave kundër.
Procesi i votimit ka përfunduar në dhomën e ulët legjislative, përderisa vetëm 2 anëtarë të Partisë Republikane kanë votuar kundër.
Kjo parti veçse e ka pasur shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, kështu që edhe nëse 3 republikanë do të votonin kundër, atëherë kjo nuk do të përbënte fare problem.
Të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike kanë votuar kundër projektligjit.
Tashmë ky megaprojektligj do të dërgohet në zyrën e Donald Trumpit për t’u nënshkruar e për të hyrë përfundimisht në fuqi, gjë për të cilën ai ka shfaqur indikacione se do ta realizojë nesër për festën e 4 korrikut.