Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

McFaul: Mbyllja e USAID-it, synim i secilit autokrat në botë

USAID

Ish-ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul, ka deklaruar se mbyllja e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar, e njohur si USAID, është synimi i secilit autokrat në botë.

Ai ka shkruar në rrjetin social X të hënën se si presidenti Donald Trump, këtë veprim e kishte bërë edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke shtuar se USAID-i mbështeste tregjet e lira, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në vitin 2012, kur isha ambasador i SHBA-së në Rusi, Putini e mbylli USAID-in brenda Rusisë. Pse? Sepse puna e tyre mbështeti tregjet e lira, demokracinë, të drejtat e njeriut - pra kauza që kërcënuan diktaturën e Putinit. Mbyllja e USAID-it është pikërisht ajo që duan autokratët në mbarë botën”, ka shkruar ish-zyrtari amerikan gjatë administratës së Barack Obamas.

Miliarderi amerikan, Elon Musk, i ka vazhduar akuzat ndaj organizatave amerikane që ndajnë programe dhe grante në shtete që ende janë në konsolidim të demokracisë.

Ai e ka cilësuar “organizatë kriminale” USAID-in, derisa Trump ka vendosur t’i ndalojë programet që ndahen nga kjo organizatë në mbarë botën.