Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

McAllister rizgjidhet kryetar i komisionit për Punë të Jashtme i PE-së

David McAllister

David McAllister

Foto: Associated Press

Deputeti i Parlamentit Evropian, David McAllister, është rizgjedhur të martën kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET).

McAllister, një anëtar i Unionit Kristian Demokratik Gjerman (CDU) dhe Partisë Popullore Evropiane (EPP), e ka mbajtur këtë pozicion që nga viti 2017.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

McAllister u emërua nga EPP dhe u zgjodh me aklamacion.

“Ne sigurisht duhet të mbajmë një marrëdhënie të fortë transatlantike, pavarësisht se kush do të banojë në Shtëpinë e Bardhë pas janarit, ne duhet të frenojmë një Rusi agresive dhe të rrisim më tej mbështetjen për Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes dhe anëtarësimit në BE dhe NATO dhe në të njëjtën kohë ne do të vazhdojmë theksin tonë në fqinjësinë tonë të afërt dhe partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë McAllister pas rizgjedhjes së tij.

Ai ka bërë të ditur se mbledhja e radhës e AFET do të mbahet më 4 shtator. Pritet që në shtator të zgjidhen raportuesit e rinj për Ballkanin Perëndimor dhe vendet e tjera.

Të martën po zhvillohen edhe takime konstituive të komisioneve të tjera të Parlamentit Evropian.

AFET ka zgjedhur të martën edhe nënkryetarët e saj: Hana Jalloul Muro (Grupi Socialist dhe Demokrat), Urmas Paet (Ripërtëri Evropën), Albercio Gambino (Konservatorët dhe Reformistët Evropianë) dhe Ioan-Rareş Bogdan (Partia Popullore Evropiane).

Tre nënkryetarët e parë u zgjodhën pa kundërshtim, ndërsa Ioan-Rareş Bogdan u emërua njëkohësisht me Kinga Gál, një anëtare e Fidesz hungareze dhe grupit të ri populist të krahut të djathtë "Patriotët për Evropën". Bogdan mori më shumë vota se Gál, duke e lënë grupin Patriots pa një nënkryetar.