Festivali i birrës, “Oktoberfest”, është mbyllur përkohësisht të mërkurën paradite shkaku i të shtënave në një zonë rezidenciale në lagjen “Lerchenau” në pjesën veriore të Munchenit.
Megjithëse sulmi nuk besohet se ka lidhje me festivalin, Policia ka thënë se hapja e “Oktoberfestit” do të shtyhet për disa orë derisa të qartësohet situata.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë të shtënave dhe shpërthimeve, një person ka mbetur i vdekur, që dyshohet se ka kryer vetëvrasje dhe një tjetër është plagosur.
“Oktoberfesti” ka nisur më 20 shtator dhe zgjat deri më 5 tetor.