Uebfaqja më e madhe e transmetimeve ilegale të ngjarjeve sportive është mbyllur, ka njoftuar një koalicioni ndërkombëtar i njohur si Aleanca për Kreativitet dhe Argëtim (ACE). Ky koalicion ka njoftuar se bashkë me Policinë në Egjipt ka mbyllur “Streamest”, që vetëm vitin e kaluar ka pasur mbi 1.6 miliardë klikime.
Kjo uebfaqe i transmetonte ilegalisht ndeshjet e futbollit të Premier Leagues, garat e Formula One e ndeshjet e bejsbollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefi i ACE-së, Charles Rivkin, ka thënë se kjo është fitore e jashtëzakonshme në “luftën për të detektuar, parandaluar e shpartalluar kriminelët e piraterisë digjitale”.
Transmetimi i ndeshjeve sportive është një prej bizneseve më të mëdha në botë. Vetëm vitin e shkuar, vlera e të drejtave televizive në të gjithë botën tejkaloi 60 miliardë dollarëshin.
“The Athletic” ka raportuar se dy persona janë arrestuar në këtë aksion.