Botë

Mbreti Charles zbulon memorialin e parë të personelit LGBT në Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar

Mbreti Charles

Mbreti Charles ka zbuluar të hënën një memorial kushtuar personelit ushtarak lezbian, gej, biseksual dhe transgjinor të forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, duke shënuar angazhimin e tij të parë zyrtar në mbështetje të komunitetit LGBT.

Memoriali i financuar nga qeveria quhet “Letra e Hapur” dhe është krijuar për të nderuar ata që aktualisht shërbejnë dhe për të përkujtuar veteranët që janë prekur nga ndalimi i mëparshëm për oficerët LGBT në ushtri.

Memoriali është një skulpturë prej bronzi, e cila ka formën e një letre të palosur që përmban fjalë nga mesazhe personale që janë përdorur si prova për të akuzuar individë gjatë periudhës së ndalimit. Ky dizajn pasqyron dhimbjen dhe përjetimet e atyre që ishin të detyruar të jetonin në hije për shkak të politikave diskriminuese.

I veshur me kostum të errët të zbukuruar me medalje ushtarake dhe një varëse ceremoniale, Charles, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura britanike, vendosi lule në Arboretumin Memorial Kombëtar në Staffordshire.

Claire Phillips, një brigadiere lezbike që iu bashkua ushtrisë në vitin 1995 kur të qenit haptazi homoseksual ishte ende e ndaluar, tha se dizajni i memorialit e ka prekur thellë dhe është "një mënyrë e mrekullueshme për të përfaqësuar njerëzit që janë dëmtuar nga ndalimi".

“Ky dizajn përdor fjalët e veteranëve dhe personelit tonë të shërbimit për të përshkruar se si ndiheshin të nënshtruar për të nisur procesin e pajtimit”, tha ajo për Sky Neës. 

Zbulimi i memorialit vjen pas rekomandimeve të një hetimi të pavarur të porositur nga qeveria britanike, i cili raportoi abuzim sistemik, duke përfshirë sulme seksuale dhe shkarkimin e anëtarëve të shërbimit LGBT.