Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbreti Charles shpreh para Kongresit amerikan “respektin dhe miqësinë më të lartë” nga Britania

Mbreti Charles

Foto: Associated Press

Mbreti Charles III ka mbajtur të martën një fjalim historik para Kongresit amerikan, në kuadër të ditës së dytë të vizitës së tij në SHBA. 

Ai ka shprehur para kongresistëve “respektin dhe miqësinë më të lartë” nga Britania. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Prandaj, vij këtu sot me respektin më të lartë për Kongresin e Shteteve të Bashkuara, këtë kështjellë të demokracisë të krijuar për të përfaqësuar zërin e të gjithë popullit amerikan për të çuar përpara të drejtat dhe liritë e shenjta”, është shprehur Charles.

Ai ka shtuar se "nuk mund të mos mendojë" për nënën e tij, Mbretëreshën Elizabeth II, e cila iu drejtua të njëjtës dhomë në vitin 1991, dhe se ka ardhur për të "shprehur respektin dhe miqësinë më të lartë të popullit britanik për popullin e Shteteve të Bashkuara".

Charkes ka vazhduar duke thënë se "po takohemi në kohë pasigurie të madhe" duke iu referuar luftërave në Evropë dhe Lindjen e Mesme.

Ai po ashtu ka përmendur incidentin e fundjavës, ku një burrë u përpoq të sulmonte me armë në një event gala ku ishte i pranishëm presidenti, Donald Trump.

"Cilado qofshin dallimet tona, çfarëdo mosmarrëveshjesh që mund të kemi, ne qëndrojmë të bashkuar në angazhimin tonë për të mbështetur demokracinë, për të mbrojtur të gjithë njerëzit tanë nga dëmi", ka thënë ai.