Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbreti Charles bëhet monarku i parë që i bashkohet një Pape në lutje, pas 500 vjetësh

Papa Leo

Një moment historik u shënua të enjten në Vatikan, ku Mbreti Charles u bë monarku i parë britanik që lutet me Papën në një shërbesë publike që nga Reformacioni, pesë shekuj më parë.

Në ceremoninë e mbajtur në Kapelën Sistine, Mbreti Charles, që është edhe Guvernatori Suprem i Kishës së Anglisë, u bashkua në lutje me Papën Leo XIV, kreun e Kishës Katolike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas shërbesës, Mbreti dhe Papa u zhvendosën në Sallën Regia, pranë Kapelës, për të biseduar mbi nismat e përbashkëta në mbrojtje të qëndrueshmërisë dhe natyrës, ndërsa Mbretëresha qëndroi në Kapelë për të takuar koralet pjesëmarrëse.

Papa Leo erdhi në krye të Kishës Katolike para pesë muajve, duke u bërë Papa i parë amerikan.