Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka njoftuar të dielën njohjen e shtetit palestinez.
Në një video të postuar në mediat sociale, Starmer thotë se “Përballë tmerrit në rritje në Lindjen e Mesme, ne po veprojmë për të mbajtur gjallë mundësinë e paqes dhe të një zgjidhjeje me dy shtete. Kjo do të thotë një Izrael i sigurt dhe i mbrojtur së bashku me një shtet të qëndrueshëm palestinez - për momentin nuk e kemi asnjërën”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi më pas vazhdon duke thënë se momenti për njohjen e shtetësisë palestineze "tani ka ardhur".
"Pra, sot, për të ringjallur shpresën e paqes dhe një zgjidhjeje me dy shtete, unë deklaroj qartë, si kryeministër i këtij vendi të madh, se Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës”.
Njohjen e kanë bërë edhe Kanadaja e Australia.