Vlerësimet e Agence France Prese (AFP) thonë se 94 milionë evropianë do të përjetojnë të mërkurën temperatura mbi 35 gradë celsius.
Shumica e tyre do të jenë në Francë dhe në Spanjë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, më shumë se 350 milionë njerëz do të përjetojnë temperatura mbi 30 gradë celsius.
Kjo është dy e treta e popullsisë së kontinentit, dhe ende është vetëm fillimi i verës.
Temperaturat pritet të arrijnë kulmin në Holandë dhe Belgjikë të premten, ndërsa zhiva në Gjermani pritet të rritet në 40 gradë celsius gjatë fundjavës.
Vala e të nxehtit do të shtrihet edhe në Evropën Lindore gjatë ditëve të ardhshme, me paralajmërime të ashpra për nxehtësi, të lëshuara për vende si: Polonia, Kroacia dhe Hungaria për më vonë gjatë javës.
Deri më tani, Franca, Spanja dhe Italia janë goditur më rëndë nga vala e të nxehtit.
Të paktën 40 persona janë mbytur në incidente të lidhura me valën e të nxehtit në Francë që nga e enjtja e kaluar, sipas autoriteteve.