Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 70 të vrarë në protestat në Bangladesh

Bangladesh

Protestat në Bangladesh

Më shumë se 70 persona kanë vdekur dhe mbi 200 janë plagosur në valën e re të dhunës në Bangladesh, ndërsa protestuesit antiqeveritarë janë përballur me policinë dhe aktivistët e partisë në pushtet, raporton agjencia “AP” të dielën.

Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministres Sheikh Hasina.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Protestat vdekjeprurëse filluan muajin e kaluar pasi studentët kërkuan t’i jepet fund një sistemi kuotash që rezervonte 30 për qind të vendeve të punës në qeveri për familjet e veteranëve që luftuan në luftën e pavarësisë së Bangladeshit kundër Pakistanit në vitin 1971.

Të paktën 11 mijë persona janë arrestuar gjatë javëve të fundit.

Protestuesit bënin thirrje për mosbashkëpunim, duke shtyrë njerëzit të mospaguajnë taksat e faturat dhe të mos dalin në punë të dielën, e cila është ditë pune në Bangladesh. Protestuesit sulmuan Fakultetin e Mjekësisë në Daka.

Policia hodhi gaz lotsjellës për t’i shpërndarë turmat që bllokonin autostradat kryesore. Sipas dëshmitarëve, janë dëgjuar bomba dhe të shtëna armësh.