Vitin e kaluar mbi 47 mijë persona kanë vdekur si pasojë e temperaturave të larta në Evropë.
Sipas raportit të ri Institutit të Barcelonës për Shëndetin Global (ISGlobal), i cili është publikuar të hënën, vendet në jug të kontinentit kanë qenë më të prekurat, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViti i kaluar ka qenë më nxehti i regjistruar në botë.
Për shkak të ndryshimeve klimatike temperaturat po vazhdojnë të ngrihen dhe Evropa është kontinenti i cili po përjeton ngrohjen më të shpejtë në botë.
Sipas raportit numri i vdekjeve në vitin 2023 është më i ulët sesa ai prej 60 mijë vdekjesh të lidhura me temperaturat e larta në vitin 2022. Por në raport theksohet se ky numër do të kishte qenë rreth 80% më i lartë po të mos ishin zbatuar masat e 20 vjetëve të fundit për të ndihmuar njerëzit të përshtaten me temperaturat në rritje, si sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe përmirësimet në kujdesin shëndetësor.
Shifrat e vdekjeve janë nxjerrë pasi që studiuesit kanë përdorur të dhënat e numrit të vdekjeve dhe temperaturës nga 35 vende evropiane.
Sipas tyre, 47 mijë e 690 persona kanë vdekur nga shkaqe që lidhen me temperaturat e larta.
Sipas raportit, Greqia, Bullgaria, Italia dhe Spanja janë vendet me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga nxehtësia.