Botë

Mbi 300 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani

paksitan

Numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e dendur në Pakistan dhe në pjesën e rajonit të Kashmirit që kontrollohet nga autoritetet pakistaneze vazhdon të rritet me shpejtësi, teksa 307 persona janë konfirmuar të vdekur deri më tani, ka raportuar BBC.

Shumica e viktimave janë regjistruar nga autoritetet e emergjencës në provincën malore Khyber Pakhtunkhwa, në veri-perëndim të Pakistanit. Të paktën 74 shtëpi janë dëmtuar dhe një helikopter shpëtimi është rrëzuar gjatë operacioneve, duke lënë të vdekur pesë anëtarët e ekuipazhit.

Nëntë persona të tjerë kanë humbur jetën në pjesën e Kashmirit të administruar nga Pakistani, ndërsa pesë të tjerë kanë vdekur në rajonin verior Gilgit-Baltistan, sipas autoriteteve.

Meteorologët kanë paralajmëruar për reshje të dendura shiu deri më 21 gusht në veriperëndim të vendit, ku disa zona janë shpallur zona të fatkeqësisë natyrore.

Shirat  që bien mes qershorit dhe shtatorit përbëjnë rreth tre të katërtat e reshjeve vjetore në Azinë Jugore.