Më shumë se 200,000 njerëz kanë ikur nga Libani për në Siri “si rezultat i sulmeve ajrore të Izraelit”, sipas Kombeve të Bashkuara.
Një përditësim nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, ka treguar se ky numër përfshin edhe qytetarë libanezë, edhe sirianë që jetojnë në Liban.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dhënat nga qeveria e Libanit e çojnë totalin në 300,000.
Të premten, një sulm izraelit ka goditur pikëkalimin kryesor mes të dyja shteteve duke pamundësuar kalimin e automjeteve, raportoi BBC.
Ushtria izraelite ka thënë se goditi caqe të Hazbollahut në pikëkalimin Masnaa dhe pretendoi se grupi po e përdorte për të futur armë.
Njerëzit po vazhdojnë ta kalojnë kufirin në këmbë.