Më shumë se 200 kafshë kanë ngordhur nga një zjarr masiv në kopshtin zoologjik “Tropic Park”, në Yevpatoria të Krimesë.
Sipas shërbimeve të emergjencës të Krimesë, një punonjëse e kopshtit ka arritur të largohet në mënyrë të sigurt, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipet e zjarrfikësve kanë arritur të shpëtojnë dy arinj, kanë bërë të ditur shërbimet e emergjencës.
Zyra e prokurorit e Krimesë ka nisur një hetim lidhur me incidentin.
Shërbimet lokale të emergjencës fillimisht kanë raportuar se zjarri kishte nisur nga tavani.
Kopshti ndodhej në një ndërtesë pesë-katëshe dhe ishte shtëpi e lemurëve, rakunëve, papagajve, breshkave dhe kafshëve të tjera ekzotike.