Të paktën 20 persona kanë vdekur pasi një tërmet 6.3 ballë Rihter ka goditur në veri të Afganistanit të hënën, raporton “BBC”.
Autoritetet lokale kanë thënë se presin që numri i të vdekurve të rritet edhe më tej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQindra kanë mbetur të lënduar.
Tërmeti ka goditur në afërsi të Mazar-e-Sharif, një nga qytetet më të mëdha në Afganistan, që i ka rreth 500 mijë banorë. Tërmeti goditi në orët e hershme të së hënës, rreth orës 1:00 me kohë lokale.
Goditi në thellësi 28 kilometra.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë i qeverisë talebane, Sharafat Zaman Amar, ka thënë se 20 persona kanë humbur jetën dhe mbi 320 janë lënduar.