Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 1.5 milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin

Mekë

Foto: Associated Press

Më shumë se 1.5 milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës përpara fillimit të haxhit këtë javë, thanë zyrtarët sauditë, shkruan AP.

Mijëra sauditë dhe të tjerë që jetojnë në Arabinë Saudite do t'i bashkohen atyre kur pelegrinazhi të fillojë zyrtarisht të premten, më 14 qershor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas pritshmërive të zyrtarëve sauditë, më shumë pelegrinë do të jenë në Mekë këtë vit sesa në vitin 2023, kur ishin më shumë se 1.8 milionë.

Kjo e afron haxhin me nivelin e para pandemisë.

Më shumë se 2.4 milionë myslimanë ishin në Mekë në vitin 2019.

Në mesin e pelegrinëve këtë vit janë 4.200 palestinezë nga Bregu Perëndimor i pushtuar, të cilët mbërritën në Mekë në fillim të këtij muaji, njoftoi Ministria Palestineze e Çështjeve Fetare.

Palestinezët nga Rripi i Gazës nuk mund të udhëtonin në Arabinë Saudite për haxhin këtë vit për shkak të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.