Zyrtarët në Teksas kanë gjetur mbetjet e një gruaje në nofullën e një aligatori.
Autoritetet ishin në zonë duke e kërkuar gruan e zhdukur kur zbuluan trupin. Ata e qëlluan aligatorin për ta ndaluar që t’i dëmtonte edhe më shumë mbetjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi kafsha ngordhi, u nxor nga uji dhe u morën mbetjet njerëzore nga ai.
Edhe pse po priten rezultatet nga autopsia, besohet se mbetjet janë të gruas që po kërkohej, raportoi BBC.
Një incident i ngjashëm ndodhi tetë muaj më parë në Florida. Sulmet e aligatorëve atje nuk janë të pazakonshme, por në Teksa janë të rralla.
Hera e fundit që një aligator sulmoi një njeri në Teksas ishte në vitin 2015, kur një burrë vdiq nga aligatori derisa po notonte.